Feronikeli ka arkëtuar pikë të plota (2-0) përballë Trepçës ’89 në ndeshjen e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 28-të me golin e Marko Simonovski të shënuar nga pika e bardhë dhe me epërsi minimale të vendasve skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar gjysma e dytë, vendasit e dyfishuan avantazhin. Ardian Muja shënoi autogol për rezultatin 2-0 për nikoqirët.
Deri në mbyllje të sfidës nuk u shënuan gola të tjerë, ashtu që ekipi vendas arkëtoi pikë të plota në këtë takim.
Falë kësaj fitoreje, Feronikeli është ngritur në kuotën e 19-të pikëve dhe në pozitën e pestë në tabelë, kurse Trepça ’89 ka mbetur me 17 pikë në vend të tetë. /Telegrafi/