Site icon Telegrafi

Feronikeli fiton ndaj Dukagjinit, vazhdon ngjitjen në renditje

Feronikeli ka marr një fitore shumë të rëndësishme në përballje me Dukagjinin, duke fituar si mysafir me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte me pak raste dhe për rrjedhojë nuk solli gola.

Me të filluar pjesa e dytë Feronikeli gjeti golin. Ishte Mevlan Zeka që shfrytëzoi një gabimin të portierit Altik Muhaxheri për të shënuar për 1-0.

Erlind Mulaj rrezikoi për Dukagjinin në minutën e 55-të, por nuk arriti të shënojë.

Krejt në fund Jean Da Silva – Caricoca shënoi në minutën e 82-të të ndeshjen për 2-0.

Me këtë fitore Feronikeli ngjitet në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Dukagjini mbetet i fundit me 10 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version