Site icon Telegrafi

Feronikeli fiton derbin e javës ndaj Prishtinës

Feronikeli ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0  në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e tretë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur të mposht minimalisht nën-kampionin në ndeshjen derbi të javës të zhvilluar në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Mendurim Hoti, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Në pjesën e dytë, Prishtina provoi të qarkullonte lojën dhe të gjente golin e barazimit, por pa pasur sukses, pasi Feronikeli u mbrojt mirë dhe patë edhe rastet e veta për gol.

Kështu, pas 90 minutave lojë vendosi goli i parë dhe Feronikeli fitoi tri pikë shumë të vlefshme me fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, Nikli e sheh veten në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Prishtina e 10-ta me një pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version