Site icon Telegrafi

Feronikeli e fiton derbin e pesë golave, mposht Prishtinën në kryeqytet

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli edhe një herë u tregua më i mirë se Prishtina, duke e mposhtur në shtëpinë e saj këtë të fundit 3-2.

Realisht ndeshja nisi më mirë për Prishtinën që fituan penallti që në minutën e parë, të cilën e konvertoi në gol Ahmed Januzi.

Por pas katër minutash barazoi edhe Feronikeli që shënoi për 1-1, po ashtu nga pika e bardhë me Jean Cariocan.

Pjesa e parë nuk solli më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Edhe pjesën e dytë Prishtina e nisi me gol, ku Diar Miftaraj shënoi me kokë nga brenda zonës për 2-1.

Nuk vonoi shumë dhe Feronikeli e barazoi me Lapidar Lladrovcin që po ashtu shënoi me kokë për 2-2.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim në skenë doli Carioca që iu shmang mbrojtjes së Prishtinës dhe portierit Visar Bekaj për të shënuar për 3-2. /Telegrafi/

Exit mobile version