Site icon Telegrafi

Feronikeli e Drenica ndajnë pikët në ndeshjen e katër golave

Feronikeli dhe Drenica kanë ndarë pikët në një ndeshje të bukur ku u realizuan katër gola (2-2).

Ndeshja nisi me të dyja palët që tentonin të arrinin sa më shpejt te goli.

Marclei dhe Argjend Malaj ishin afër golit, ndërsa kuqezinjtë u kundërpërgjigjen me një goditje të Hysen Tahirit.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Almedin Murati shënoi golin e epërsisë për Drenicën (1-0).

Feronikeli pas golit të pranuar kishte disa raste shumë të mira me Marclei, Mendurim Hoti dhe Bedri Greca, por goli nuk erdhi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Nikli shtoi presionin dhe arriti të gjejë golin e barazimin, por që u shënua nga një situatë e dyshimit.

Zhvillohej minuta e 58-të, kur Albert Dabiqaj realizon gol me kokë pas topit të kthyer nga Mendurim Hotit (1-1).

Kur minutat shkonin shtohej presioni për fitore te Feronikeli që gjetën edhe golin e epërsisë.

Marko Millickovic realizon golin e epërsisë pas asistimit të bukur të Bedri Grecës (2-1) në minutën e 72-të.

Por Drenica u kthye në lojë në minutën e 80-të kur Almedin Murati shënoi golin e dytë personal (2-2).

Deri në fund kishte raste, por golat munguan.

Me këtë barazim Nikli ka katër pikë, ndërsa Drenica tri sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version