Telegrafi

Feronikeli dhe Prishtina luajnë vetëm për tri pikët, formacionet zyrtare

Super ndeshja e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli pret Prishtinën.

Kryeqytetasit vazhdojnë rrugëtimin për ta fituar titullin kampion, derisa ndalesën e radhës do ta bëj në Drenas, me ç’rast takohet me Feronikelin.

Skuadra e Klodian Duros nuk është se po kalon në një formë të mirë rezultatesh, por përballjet derbi si ajo ndaj Prishtinës janë gjithmonë motiv shtesë për t’u luajtur.

Me synimin e vetëm fitoren, dy skuadrat do të përballen në “Rexhep Rexhepi” në sfidën që nis nga ora 13:00.

Dy ekipet këtë edicion janë përballur dy herë, ku takimi në kryeqytet përfundoi pa fitues 0-0, derisa në Drenas kishin fituar mysafirët 1-2.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Pllana, Malaj, Loshi, Milickovic, Dabiqaj, Carioca, Maliqi, Hoti, Simonovski.

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.

/Telegrafi/