Nuk ka sjellë fitues ndeshja derbi mes Feronikelit dhe Llapit që ka përfunduar në barazim 2-2.
Feronikeli nisi mirë ndeshjen dhe rrezikoi në minutat e parë me Morinën dhe Konen por që priti portieri i mysafirëve Beqiri.
Ishte minuta e 10-të e ndeshjes kur vendasit gjetën golin e parë në këtë sfidë.
Haxhi Shala asistoi bukur për Mark Milicajn i cili ishte brenda zonës dhe nuk e pati vështirë të realizoj për 1-0.
Llapi arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 33-të falë kapitenit Hamdi Namani.
Vlen të ceket se në golin e parë për Llapin asistoi mesfushori Mentor Zhdrella.
Vetëm shtatë minuta më vonë Llapi arriti ta gjente golin e epërsisë, kur shënoj mbrojtësi Ilir Blakcorri.
Feronikeli tentoi të barazonte rezultatin me Konen në minutën e 45-të por Beqiri ishte në vend.
Pjesa e dytë nisi mirë për vendasit të cilët arritën të shënonin menjëherë.
Deri në fund të ndeshjes, Feronikeli ishte skuadër më e mirë dhe sulmonte vazhdimisht.
Afrikani Kone rrezikoi me gërshërë nga afërsia por priti portieri mysafir Beqiri.
Raste të mira patën edhe Hoti (68’), Japuaj (76’) dhe Prekazi 88’ por pa sukses.
Kësisoj dy skuadrat mbetën në kuotën e 39 pikëve pas 25 xhirove në Superligën e Kosovës.
Feronikeli tani zë pozitën e katërt në tabelë ndërsa Llapi është një vend më poshtë.
Në javën e ardhshme, Feronikeli do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi Trepçës ’89, ndërsa Llapi do ta presë Gjilanin. /Telegrafi/