Site icon Telegrafi

Feronikeli dhe Liria për tu rikthyer te fitoret, interesant edhe në Podujevë

Java e 10-të në elitën e futbollit kosovar do të startoj ditën e shtunë (sot), me dy ndeshje tejet interesante.

Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli do të synojë të rikthehet te fitorja pa pesë ndeshjeve pa shijuar tri pikë.

Skuadra nga Drenasi ka marrë katër barazime dhe ka pësuar një disfatë, duke bërë ndryshime edhe në shtabin teknik.

‘Nikli’ synon që të rikthehet tek pikët e plota në ndeshjen ndaj Lirisë së Prizrenit.

Edhe skuadra bardh e zi ka dy barazime radhazi dhe synon që sot të marrë një fitore të rëndësishme.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas dhe pritet të fillojë nga ora 14:00.

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Llapi pësoi humbje në mesjavë nga udhëtimi në Gjilan te Drita.

Skuadra e Tahir Batatinës sot pret në shtëpi të rikthyerin në elitë, Flamurtarin nga Prishtina.

Ky pritet të jetë një derbi rajonal mes Llapit dhe Flamurtarit ku favorit janë vendasit por mysafirët kanë ditur të befasojnë këtë vit.

Flamurtari ka marrë gjashtë pikë pas nëntë javëve duke shënuar një fitore dhe tre barazime, ndërsa Llapi ndodhet në krye të tabelës me 17 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version