Feronikeli dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Nikli takimin e parë e humbi, derisa në të dytin do të shpresojë t’i marrë tre pikë të rëndësishme.
Në anën tjetër, Gjilani e filloi me barazim këtë sfidë, e që synon të marrë po ashtu tre pikë.
Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi; Lladrovci, Pllana, Shala, Bejta, Shabani, Leku, Elshani, Ahmeti, Gashi, Kiqina.
Formacioni startues i Gjilanit: Koliqi; Sorsa, Useini, Halili, Beqaj, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Hajdari, Progni, Krasniqi. /Telegrafi/