Ndeshja e javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll në mes të Feronikelit dhe Dritës ka përfunduar me barazim 1-1.
Ndeshja në mes të Feronikelit dhe Dritës dhuroi shumë raste, emocione, por edhe gola, duke merituar epitetin e njërës nga ndeshjet më të mira të javës.
Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë ekipit vendas, të cilët edhe arritën të shënojnë golin e epërsisë dhe ta mbyllin këtë gjysmë pjesë në epërsi.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes, kur anësori Mark Milicaj, i cili shënoi një gol të bukur me volej për epërsinë e Nikilit 1-0.
Pas këtij goli pati edhe raste tjera si ato të Kreshnik Lushtakut (18’, 28’), Kastriot Rexhës (30’) dhe ai i Astrit Fazliut (38’), por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.
Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët që rrezikuan disa herë, teksa gjetën edhe golin e barazimit 1-1 me anë të sulmuesit Kastriot Rexha, i cili shënoi në minutën e 63-të.
Në vazhdimin e kësaj pjese pati edhe disa gjysmë raste tjera, por shifrat nuk ndryshuan dhe skuadrat në fund barazuan me rezultat 1-1.
Pas këtij barazimit, Ferionikeli e sheh veten në pozitën e shtatë me 11 pikë dhe ndeshjen e ardhshme luan ndaj Flamurtarit në udhëtim, ndërsa Drita renditet në vend të katërt me 12 pikë dhe e pret në shtëpi Llapin. /Telegrafi/