Feronikeli dhe Drenica janë dy skuadrat me formën më të dobët në xhirot e fundit në BKT Superligë.
E dy skuadrat rajonale do të përballen mes vete në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas në kuadër të xhiros së 18-të.
‘Industrialistët’ nuk dinë për fitore në nëntë ndeshjet e fundit, ku kanë pësuar tetë humbje radhazi dhe së fundmi kanë marrë një barazim.
Aspak mirë nuk qëndron edhe Drenica që në gjashtë sfidat e fundit ka gjashtë humbje.
Të dyja skuadrat kërkojnë këndelljen sot dhe takimi mes tyre në Drenas pritet të jetë shumë interesant.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Shala, Prokshi, Shabani, Elshani, Rexhepi, Leku, Ahmeti, Bejta, Maliqi.
Drenica: Kaloshi, Thaqi, Arrabal, Qaqi, Jashari, Abazi, Lushtaku, Gashi, Avdulli, Uka, Zabergja.
/Telegrafi/