Feronikeli ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj kampionit të Kosovës në fuqi, Dritës në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ipko Superligës.
Skuadra nga Drenasi ka arritur të shënoj fitoren e tretë radhazi dhe të dytën nën drejtimin e Zekirja Ramadanit, pasi kanë mposhtur Dritën, të cilët kanë shijuar humbjen e katërt radhazi në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët rrezikuan disa herë, por edhe përkundër se luajtën me një futbollistë me tëpër pas përjashtimit të Bujar Shabanit (38′), nuk arritën ta gjejnë golin.
Në pjesën e dytë, vendasit treguan tjetër fytyrë duke arritur t’i shënojnë plot katër gola dhe ta marrin një fitore të madhe.
Ishte Mendurim Hoti (62′), i cili hapi serinë e golave pas një harkimi të Përparim Islamit, ndërsa në minutën e 77-të, Kastriot Rexha shënoi për 2-0.
Dyshja Hoti-Rexha u përkujdesën të shënojnë edhe nga një gol, me Hotin që shënoi në minutën e 87-të për 3-0, ndërsa Rexha në minutat shtesë vulosi fitoren me rezultat të thellë 4-0.
Pas kësaj fitore, Nikli e sheh veten në pozitën e vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Drita në pozitën e nëntë me tre pikë.
Në ndeshjen e radhës, drenicasit udhëtojnë drejt Flamurtarit, ndërsa gjilanasit e presin Prishtinën. /Telegrafi/