Ballkani ka rrezituar deri në minutat e fundit, por Feronikeli ka arritur të sigurojë fitore të madhe me rezultat 1-0 në shtëpi.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas u mblodhën shumë shikues për të parë një duel tejet interesant, ku vendasit e Feronikelit kanë synim për të fituar titullin.
Fillimi i duelit ishte i dominuar nga Feronikeli, që tentoi të gjente golin e pati rast mjaft të mirë me Cariocan.
Ballkani u tregua stabil në mbrojtje duke mos lejuar befasi.
Pjesa e dytë ishte më intensive për vendasit, të cilët furishëm kërkuan golin e patën disa raste mjaft të mira për të shënuar por nuk ja doli dot.
Teksa u mendua që rrezistenca e Ballkanit ishte e suksesshme, në tentim për ta larguar topin pas një harkimi të ulët, Dardan Jashari gaboi duke shënuar autogol.
Me këtë fitore Feronikeli ka arritur të shkojë në gjashtë pikë mbi Prishtinën, që e rpet Lirinë nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/