Feronikeli ’74 ka shkaktuar befasinë e radhës, teksa e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 1-0.
Nikli ka filluar fuqishëm ndeshjen kur pas 22 minutave lojë realizuan gol me sulmuesin grek Ioannidis.
Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllen 45 minutat e para.
Nikli vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, kur Gashi realizoi për 2-0, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund Prishtina tentoi të barazonte rezultatin, por pa sukses dhe pikët e plota mbetën në Drenas.
Me këtë fitore Feronikeli ’74 ndodhet në pozitën e 10 me 10 pikë, derisa Prishtina mbetet e katërta me 26 sosh.
Në xhiron e ardhshme, Feronikeli ’74 është mysafirë i Dritës, derisa Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ pret Malishevën. /Telegrafi/