Feronikeli ’74 ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.
Rasti në këtë pjesë i takoi Feronikelit ’74, kur ata dështuan të kalojnë në avantazh në minutën e 47-të pasi penalltinë e Florent Avdylit e priti Stivi Frashëri.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes ndërroi çasja e Feronikelit ’74 dhe filluan të krijojnë më shumë.
Robert Rrahmani (46’) pas një aksioni mirë të ndërtuar shënoi për epërsinë e Feronikelit ’74 prej 1-0.
Në minutën e 68-të Liria mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Diellor Besenit.
Këtë e shfrytëzuan mirë mysafirët që dyfishuan rezultatin me anë të Ibrahim Cërvadikut (72’) që realizoi golin e qetësisë prej 2-0.
Deri në fund nuk pati ndryshime në rezultat dhe Feronikeli mori një fitore mjaft të rëndësishme në luftën për t’i ikur zonës së barazhit.
Feronikeli tani kanë 26 pikë dhe gjenden në pozitën e shtatë në renditje, ndërsa Liria vazhdon me formë të dobët dhe mbetet në pozitën e fundit me vetëm dhjetë pikë./Telegrafi/