Feronikeli ’74 e ka mbyllur me fitore edicionin vjeshtor në Albi Mall Superligë.
Skuadra nga Drenasi ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Fushë Kosova në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan 0-1.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u realizua në minutën e nëntë, kur Razcak asistoi te Granit Musa i cili realizoi për 0-1.
Fushë Kosova barazoi në pjesën e dytë me Osman Mëziun, por goli u anulua për shkak të lojës me dorë.
Deri në fund mysafirët arritën të mbroheshin mirë duke marrë tre pikë të mëdha nga kjo sfidë.
Me këtë fitore Feronikeli ’74 e mbyll sezonin vjeshtor në vendin e shtatë me 21 pikë, derisa Fushë Kosova mbetet e parafundit me 10 sosh. /Telegrafi/