Feronikeli 74’ ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dyja ekipet që prisnin ndonjë gabim të njëra-tjetrës për të sulmuar portën.
Vendasit morën epërsinë në minutën e 28-të me anë të Agron Bruqit që realizoi për rezultatin 1-0.
Mysafirët reaguan shpejt duke barazuar rezultatin vetëm tre minuta më vonë përmes Redon Sylës (31’) që shënoi për 1-1.
Feronikeli 74’ riktheu përsëri epërsinë këtë herë me anë të një autogoli të shënuar nga Besir Iseni në minutën e 35-të që shënoi në portën e vet për rezultatin 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë Dukagjini shënoi në minutën e 50-të për të barazuar shifrat në 2-2 me anë të Amsal Krasniqit.
Golin e fitores për Feronikelin 74’ e shënoi Robert Rrahmani i cili gjeti rrjetën në minutën e 69-të për rezultatin 3-2./Telegrafi/