Feronikeli ’74 dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drenicasit janë nikoqir të klinasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas, me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Granit Dervishollit do të mundohet të marrë pikët e parë në pranverë pas tri humbjeve të pësuara.
Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka hyrë në formë në ndeshjet e fundit dhe pas një fitore dhe një barazimi, synon tri pikë nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Feronikeli ’74: Moschin; Lladrovci, Morina, Halilil; Musa, Karagkounis, Maloku, Zekolli; Muharem, Mudrazija, Avdyli;
Dukagjini: Margono; Hugo, Syla, Sinani, Bardhoku; Xhemajli, Millaku, Isufi; Elezaj, Berisha, Mërlaku;
/Telegrafi/