Telegrafi

Fero: Unë jam Tupac i kohës moderne

Fero (Foto: Instagram/ferofera)

Rep-artisti Feronit Shabani, i njohur ndryshe në industrinë muzikore si Fero, është njëri nga më të komentuarit ndonjëherë.

Kjo vjen për shkak të skandaleve dhe paraqitjeve të tij me plot vetëbesim, të cilat ndonjëherë edhe ngjallin reagime nga persona të ndryshëm.

Por, pa marrë parasysh veprimeve të tij, Fero është mjaft aktiv në prurjen e këngëve të reja, të cilat dëgjohen në masë të madhe.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi nga Gjilani ka publikuar një fotografi para pasqyrës.

“Unë jam Tupac i kohës moderne”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Në ndërkohë, reperi tashmë është duke shijuar suksesin e këngës “1 e Keni”, ndërsa ka paralajmëruar lansimin e projektit “Cunami”. /Telegrafi/