Fero është ndër rep-artistët shqiptarë, që gjithmonë bënë bujë me deklaratat e tij.
Ai është shumë i hapur me fansat, sa i përket temave që përkojnë me jetën dhe karrierën profesionale.
Së fundmi, artisti ka qenë i ftuar në emisionin NIN, teksa ka folur më shumë rreth vetes, përfshirë edhe marrëdhënieve.
Por, ajo çka mori më shumë vëmendje ishte përgjigjja e tij, teksa u pyet nëse është infektuar ndonjëherë me COVID-19.
“Të them të drejtën, unë nuk besoj në këtë coronavirus. Ky është grip, vetëm se i kanë vendosur emër tjetër”, është shprehur ai.
Sidoqoftë kësaj, Fero ka paralajmëruar edhe albumin e ri, që së shpejti do të vijë në treg. /Telegrafi/