Reperi nga Gjilani, Fero, ka pak vite që është bërë pjesë e estradës shqiptare, por deri më tani ka mbledhur fansa të shumtë.
I njëjti është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan imazhe dhe video të llojllojshme.
Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), ai ka publikuar një fotografi nga pushimet, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje me përshkrimin që e ka bërë.
“Jam reperi më i mirë, i vdekur apo i gjallë”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë në Instagram.
Ndërkohë, nuk kanë munguar komentet e ndryshme nga fansat, disa prej të cilëve e lavdëruan e ka edhe prej atyre që nuk e pëlqejnë si artist.
Përndryshe, këngëtari 21-vjeçar po vazhdon të jetë i angazhuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/