Telegrafi

Fero thotë se është i fokusuar në karrierë dhe tash nuk është koha për t’u bërë prind

(Foto: Instagram/arbenitasource)

U mjaftua një shaka e Arbenita Ismajlit në InstaStory disa muaj më parë duke mbajtur dorën e saj te barku dhe lajmi që ajo ishte shtatzënë, mori dhenë.

Edhe pse çifti e hodhi poshtë këtë aludim të fansave, Fero rrëfeu ndjesinë e tij në “E Diell” kur mori vesh lajmet.

“Kur e kam parë këtë lajm kam qeshur. Nuk më zuri frika, sepse është shumë normale që kjo të ndodhë për të gjitha çiftet e shoubizit. Edhe pse jam i ri, sërish jam i përgjegjshëm”, ka theksuar reperi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

Ai duket ta ketë marrë me qetësi këtë situatë, të cilën reperi e shpjegoi edhe më tej, transmeton Top Channel.

“Nuk është koha ime tani që të bëhem prind, kam nevojë të fokusohem në karrierë, te fansat e mi, te njerëzit që duan ta dëgjojnë muzikën time. Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë”, ka thënë Fero.