Rep-artisti me prejardhje nga Gjilani, Fero, është bërë temë diskutimi në faqet rozë.
Pasi u bëri thirrje disa reperëve për një ‘betejë hip-hopi’, tashmë ai ka vendosur që ta ngadalësojë procedurën.
Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se një gjë tillë do të ndodhë pasi të realizohet bashkëpunimi i Gjilanit.
Iniciator për këtë bashkëpunim është vetë ai, ku ka ftuar të gjithë reperët nga Gjilani që të bëjnë një duet së bashku.
“Qendra e hip-hopit Gjilan. Pa dal projekti, bashkëpunimi i Gjilanit, nuk ka betejë. Vetëm me MC Kreshën do të kisha pranuar para bashkëpunimit të Gjilanit, të bëjë betejë”.
“Kur të publikohet bashkëpunimi, të nesërmen, menjëherë jam i gatshëm për betejë”, ka shkruar ai në mbishkrim.
Sidoqoftë, gjatë ditës së djeshme (e premte), Fero u përplas fizikisht me reperin BimBimma, ku ky i fundit i kishte caktuar afat kohor për ta realizuar ‘betejën’. /Telegrafi/