Reperi nga Gjilani, Fero, është duke punuar në projekte të reja muzikore.
Edhe pse deri më tani ka sjellë një sërë projektesh të pëlqyeshme, anëtari i labelit “On Records” duket se nuk do të ndalet me kaq.
Në rrjetet sociale, në të cilat ndan imazhe dhe video të ndryshme me ndjekësit e tij, së fundmi ka publikuar edhe një pjesë të projektit që do ta lansojë në ditët në vazhdim.
Rreth kësaj kënge nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme, por që mori komente mjaft pozitive nga fansat e tij të shumtë.
“Ride or Die” është një prej realizimeve të fundit të Feros, pjesë e të cilës është edhe e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli.
Çifti këtë videoklip e ka realizuar në Greqi dhe shfaqen në skena mjaft intime me njëri-tjetrin. /Telegrafi/