Pas një kohe të gjatë që qëndroi i shkëputur nga rrjetet sociale, reperi i njohu tashmë është rikthyer.
Bëhet fjalë për artistin e njohur, Fero, i cili pa ndonjë paralajmërim kishte fshirë profilin e tij në Instagram.
Lajmin për fansat e tij e ka bërë të ditur e dashura e tij, Arbenita Ismajli, teksa ripostoi një fotografi me reperin.
“Zemra ime u rikthye”, shkroi ajo në përshkrimin e imazhit.
Por, ai ka zgjedhur që të fshijë të gjitha fotografitë që kishte poseduar, duke larguar kështu edhe një numër të atyre që ndiqte.
U aludua se një largim i tillë i Feros ndodhi për shkak të punës intensive që ai ka, saktësisht në albumin e tij të ri.
Ndërkohë para tre javësh ai u bë pjesë e këngës “Liria ka emër”, në bashkëpunim me Veli Sahitin-Trix. /Telegrafi/