Më shumë se një vit pasi deklaroi se do të përkushtohet plotësisht ndaj fesë islame, ish-reperi i njohur Fero ka nisur një hap të rëndësishëm në këtë drejtim: heqjen e tatuazheve.
Ky vendim vjen si pjesë e përkushtimit të tij për të jetuar në përputhje me parimet e fesë, ku tatuazhet konsiderohen të ndaluara.
Në një postim në “Instastory”, Fero ndau me ndjekësit e tij një fotografi ku tregon se ka nisur procesin e heqjes së tatuazheve përmes trajtimit me laser. Ai konfirmoi se sot ka seancën e tij të dytë, duke shënuar përparim drejt eliminimit të tyre.
“Gati për seancën e dytë”, shkroi ai, duke treguar vendosmërinë për të përmbushur këtë ndryshim të madh në jetën e tij.
Ky veprim i Ferit ka ngjallur interes të madh tek ndjekësit dhe media, të cilët po ndjekin me kuriozitet rrugëtimin e tij drejt një përkushtimi më të madh ndaj fesë.
Kthesa e tij në rrugën e fesë dhe përpjekjet për të jetuar sipas parimeve islame tregojnë për një angazhim serioz, duke lënë pas një pjesë të jetës së tij të mëparshme. /Telegrafi/