Telegrafi

Fero publikon prapaskenat e klipit të këngës me reperin Gent

Fero Foto: Instagram/ferofera

Rep-artisti i njohur, Fero, ka qenë mjaft aktiv me prurjet muzikore.

Përkundër kësaj, të reja ka edhe nga jeta private, teksa së shpejti pritet që ai të bëhet baba për herë të parë.

Ndërkohë, deri sa është në pritje, reperi është angazhuar në një projekt të ri në bashkëpunim me reperin Gent.

Foto: Instastory

Këtë e ka bërë të ditur dje (e premte), kurse më pas ka ndarë edhe sekuenca nga xhirimet e klipi.

Derisa informoi se kënga publikohet më 8 prill, Fero paralajmëroi se ky projekt do të jetë hit i vërtetë.

Foto: Instastory

“Level Up” ndër të tjera është hiti tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Genta Ismajlin. /Telegrafi/