Rep-artisti me prejardhje nga Gjilani, Fero, është prirur që të jetë në top lista të mediave rozë.
Kjo shpesh ndodhë për shkak të interpretimit me plotë vetëbesim të këngëve të tij, por edhe për shkak të jetës personale.
Së fundmi, ai kishte krahasuar vetën edhe si Tupac Shakur i kohës moderne, që ka lënë të nënkuptohet se ai ka sjell revolucion në industrinë muzikore.
Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Fero ka publikuar disa sekuenca na klipi i këngës së re.
“Tupac këtu, së shpejti”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.
Kujtojmë se “1 e Keni” është projekti i fundit nga reperi, që deri më tani ka grumbulluar 1.6 milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/