Telegrafi

Fero publikon një fragment të këngës së re

Fero (Foto: Instagram)

Një projekt i ri muzikor po vjen edhe nga ish-anëtari i labelit “On Records”, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik Fero.

Reperi shqiptar po vazhdon të punojë në projekte të reja, ndërsa javë më parë u largua nga menaxhimi i Met Elshanit, me të cilin punoi prej më shumë se dy vitesh.

Ai së fundmi në llogarinë personale, Instagram, publikoi një fragment të shkurtër të projektit të ri, që pritet të prezantohet shumë shpejt para fansave.

22-vjeçari tregon se po bashkëpunon me artistin gjerman, Lucry, dhe kjo këngë besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Në ndërkohë, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet krahas kësaj videoje, që duket se fansat e reperit mezi po presin, duke e përgëzuar për këtë pjesë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky i fundit po ashtu sot paralajmëroi fansat se ka anuluar koncertet për muajt në vazhdim dhe thotë se pas rikthimit do vjen me një mysafirë special, ndonëse nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Sa i përket projekteve muzikore, “Ride or Die” mbetet një prej realizimeve të fundit të reperit i lansuar gjatë muajit qershor. /Telegrafi/