Telegrafi

Fero publikon listën e këngëve të albumit të ri “Self Loyalty”

Fero (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri.

Derisa është në finalizim të tij, ai së fundmi në rrjetet sociale ka prezantuar këngët e albumit që janë plot 14.

Feronit Shabani (emri i vërtetë i reperit) zbulon se albumi mban titullin “Self Loyalty” dhe pritet të lansohet i plotë shumë shpejt para publikut.

Siç bën të ditur reperi shqiptar, në këtë album do ketë vetëm një bashkëpunim por që nuk ia ka zbuluar akoma emrin e artistit/es.

Këto janë 14 këngët e albumit të ri të Feros:

1. “Jom rrit”

2. “Mama”

3. “Habibi”

4. “Marijuana”

5. “Esco”

6. “Hehe”

7. “Patjetër që po”

8. “Gucci Gucci Gucci”

9. “Instagram”

10. “Adrenalinë”

11. “One Way Ticket”

12. “Telebingo”

13. “Bon Bon”

14. “Shut Shit Down”

“Lista e albumit Self Loyalty, vetëm një bashkëpunim, a thu kush? Edhe këto ditët në vijim lansohet përfundimisht n’Spotify, iTunes, Deezer etj edhe më vonë në YouTube”, ka shkruar krahas postimit 23-vjeçari.

Ndërkaq, Fero tash e disa muaj ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e tij në Gjermani që pas largimit nga labeli “ON Records”. /Telegrafi/