Telegrafi

Fero publikon klipin e këngës “Habibi”

Fero në videoklipin e këngës “Habibi” (Foto: Screenshot/YouTube/FERO OFFICIAL)

“Habibi” mban titullin kënga më e re e Feros, të cilën e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Është një këngë dashurie që e sjell reperin në një version më ndryshe duke i kënduar një romance të humbur.

Xhirimi i videoklipit muzikor të kësaj kënge është bërë nën drejtimin e regjisorit Endrit Rrahimi.

BigDeal Records është kujdesur për ‘beat-in’, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë Rice on Tracks.

Projekti në tërësi është realizim i labelit të ri të reperit, të cilin e ka quajtur TeamFero. /Telegrafi/