Telegrafi

Fero publikon këngën e re “Italy”

Foto: Fero/YouTube

Rap-artisti Fero ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

“Italy” mban titullin kënga e tij më e re, e cila ka ardhur e realizuar edhe me videoklip.

Muzika është realizuar nga Marco Tolo & GC beats, gjersa për tekstin është kujdesur vet Fero.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Italy” është vizualizuar edhe me klip, për të cilin është kujdesur produksioni Gent Films.

Fero përndryshe këtë vit ka qenë më pak aktiv në muzikë se sa viteve tjera, ndoshta edhe shkaku i pandemisë globale COVID-19.

Më 28 nëntor, ai i befasoi të gjithë kur u shfaq në një projekt të përbashkët me rock-grupin muzikor Trix, ku edhe përkundër faktit që iu përkasin zhanreve të ndryshme, sollën një këngë së bashku me titullin “Liria ka emër”. /Telegrafi/