Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani-Fero, ka nisur punën për një album të ri.
Ai madje kërkoi nga fansat t’ia mbledhin mbi 200 mijë euro për ta ndihmuar në realizimin e “Goat”.
Sot (e diel), reperi në profilin e tij në instagram ka publikuar tashmë ‘intron’ e albumit më të ri.
Ndërkohë, ditë më parë 24-vjeçari u shpreh se është albumi më i fortë në histori, duke ndarë edhe disa pjesë të shkurtëra nga projekte e reja.
Ndryshe, kujtojmë që reperi krahas karrierës është i martuar me modelen, Arbenita Ismajli me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/