Site icon Telegrafi

Fero publikon fotografi nga fëmijëria: Gjithmonë kam menduar se isha i fuqishëm, qëkur kam qenë fëmijë

Fero (Foto: Instagram/ferofera)

Rep-artisti me prejardhje nga Gjilani, Fero, vazhdon të jetë ndër personazhet kryesore në mediet rozë.

Ai është tejet aktiv në rrjete sociale, duke publikuar kështu informacione nga më të ndryshmet sa i përket jetës së tij.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka ndarë një imazh jo të zakonshëm.

Është një fotografi e shkëputur nga fëmijëria e tij, formati i së cilës shihet se është realizuar vite më parë.

Lexo po ashtu Fero publikon këngën e re "2Pac"

“Gjithmonë kam menduar se isha i fuqishëm, qëkur kam qenë fëmijë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Sidoqoftë, Fero tashmë po komentohet shumë edhe për lidhjen e saj me Arbenita Ismajlin, për të cilën ka thënë se nuk e lë të dalë në intervista.

Nga projektet muzikore, para një muaji ai publikoi këngën “2PAC”, që deri më tani ka marrë mbi një milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version