Telegrafi

Fero publikon fotografi duke u falur në mes të rrugës

Foto: Fero/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në media.

Kjo pasi ai deklaroi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, me synimin që tani e tutje të jetë një mysliman i devotshëm.

E duket se këtij qëllimi, reperi gjilanas po arrin mjaft mirë, pasi tashmë ka filluar t’i përkushtohet seriozisht riteve fetare.

Foto: Fero/Instagram

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet duke falur namaz në mes të rrugës.

Lexo po ashtu Këngëtarët e estradës që ndër vite hoqën dorë nga muzika dhe iu përkushtuan fesë islame

Fotografia e shfaq atë duke kryer ritualin e faljes në autostradë, ndërkohë që e ka ndalur veturën e tij luksoze të tipit BMW në rrugë.

Foto: Fero/Instagram

Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkroi Fero në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ky ndryshim drastik i reperit vjen pas një sërë ngjarjesh në jetën e tij private, si akuzat për dhunë në familje nga gruaja e tij dhe arrestimet nga policia shkaku i konfrontimit me një qytetar vitin e kaluar. /Telegrafi/