Telegrafi

Fero pre e sulmeve kibernetike, i hakohet Instagrami dhe i publikohen imazhe të të dashurës së tij

(Foto: Instagram/arbenitasource)

Nuk janë të pakta rastet kur dëgjojmë që personazhet e famshme publike bien pre e sulmeve kibernetike nga ‘hackerët’.

Dhe një gjë e tillë së fundmi i ka ndodhur edhe reperit nga Gjilani, Feronit Shabanit i njohur me emrin artistik, Fero.

Ai tash e tre ditë është munduar të rikthejë Instagramin e tij – aty ku numëron 584 mijë njerëz, por një gjithë e tillë duket akoma e pamundur.

Fero (Foto: Instagram)

Të njëjtit ia kanë publikuar një fotografi të të dashurës së tij, modeles Arbenita Ismajli, ndërsa në videon tjetër është një bashkëbisedim me Feron – i cili u kërkon t’ia kthejnë llogarinë zyrtare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Fero na ka gënjyer nuk na ka dërguar paratë, kena me ja honger ymrin për këtë Instagram”, ka qenë përshkrimi krahas videos.

Ndërkohë, reperi po vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij muzikore në Gjermani – aty ku edhe ka hapur studion e tij disa muaj më parë. /Telegrafi/