Ka kaluar një vit që prej se Feronit Shabani – Fero ka njoftuar tërheqjen nga muzika.
Ai tha se po largohej nga karriera e tij muzikore për t’iu përkushtuar fesë e familjes.
Sidoqoftë, artisti nga Gjilani po vazhdon të jetë i komentuar dhe në vëmendje të shtypit rozë.
Së fundmi ka publikuar disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave tregon se ka pësuar një incident.
I njëjti duket se ka lënduar hundën gjatë ushtrimeve, meqë po vazhdon të jetë aktiv.
Fero i është kthyer tërësisht fesë marrë parasysh që vazhdimisht sjell edhe thënie e gjëra islame.
Ai është ndarë edhe nga partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë. /Telegrafi/