Feronit Shabani i njohur me emrin artistik si Fero, ka filluar vitin me një sërë projektesh e bashkëpunimesh.
Reperi nga Gjilani vazhdon të punojë në këngë të reja, ndërsa së fundmi ka bërë një paralajmërim rreth tyre.
Ai ka publikuar një video në InstaStory, me anë të së cilës deklaron se do t’i lansojë shtatë këngë këtë muaj.
“7 muzika po i qes këtë muaj”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Sidoqoftë, 23 vjeçari nuk ka zbuluar detaje rreth këtyre projekteve megjithëse në mesin e tyre janë edhe disa bashkëpunime.
Ai paralajmëroi një duet me këngëtaren Morena Taraku dhe artisten Genta Ismajli.
Fero ndërkohë pak ditë më parë solli këngën e re “Qysh Tek” në bashkëpunim me Shaolin Gang. /Telegrafi/