Telegrafi

Fero paralajmëron projektin e ri, publikon një pjesë të shkurtër të klipit

Reperi i njohur, Fero ka paralajmëruar një tjetër projekte muzikor.

Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka ndarë me fansat në Instagram një video të shkurtër paralajmërueses teksa ka zbuluar pak nga kënga e re.

Reperi nga Gjilani ka njoftuar adhuruesit e tij se projekti i bashkangjitur me videoklipi pritet të lansohet pas dy ditësh.

Foto: Fero/Instagram

“Së shpejti, video del për dy ditë”, ka shkruar Fero në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që reperi gjatë kësaj kohe ka qenë tejet aktiv në muzikë, pak ditë më parë ai publikoi një ‘freestyle’.

“Gorilla muzik” erdhi e shoqëruar edhe me klip që brenda një jave ka grumbulluar afro 200 mijë klikime në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur reperi po padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij. /Telegrafi/