Telegrafi

Fero paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me reperin Duda

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.

Kjo pas disa zënkave që fillimisht kishte pasur me artistin Robert Berisha e më pas edhe me reperët e tjerë: Lyrical Son, MC Kresha dhe BimBimma.

I njëjti tashmë është rikthyer në Kosovë, por duket se jo për t’u përballur me emrat e lartpërmendur edhe pse u shpalli luftë fizikisht.

Përmes disa postimeve që ka ndarë në llogarinë personale, Instagram, Fero aktualisht ndodhet në qytetin e tij të lindjes – Gjilan për të xhiruar klipin e ri.

Ai ka bashkuar forcat me reperin Duda e me një pjesë të artistëve gjilanas për këngën e re, e cila pritet të lansohet së shpejti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një nga imazhet ku shfaqet në një bisedë virtuale me Dudën, ai në mbishkrim shtoi, “së shpejti” – referuar projektit të përbashkët.

Në vazhdim presim të shohim se çfarë do na sjellin artistët e njohur, duke qenë se më herët nuk kishin raporte edhe aq të mira. /Telegrafi/