Këto ditë, emri i Feros është lakuar në faqet rozë, për shkak të një videoje të publikuar, ku shfaqej e dashura e tij, Arbenita Ismajli, duke u puthur me një ish-të dashur të sajin.
Ndërkohë që modelja reagoi përmes një postimi duke thënë se ishte fjala për një xhirim të realizuar para katër vitesh, ylli shqiptar i hip-hopit ka vazhduar me punën e tij.
Ai e ka publikuar në Insagram një video duke kënduar një këngë të re që do të jetë pjesë e albumit që është në realizim e sipër. Në bazë të përshkrimit që i ka bërë videos, mësohet se albumi i ri i reperit do të titullohet “Self Loyalty”.
Ndërsa kënga, të cilën ai ka zgjedhur ta interpretoje për ndjekësit e tij në Instagram, mban titullin “Shut Shit Down”.
“A jeni gati? Thash veç pak t’ju kallëzoj diçka të lehtë. Vjen së shpejti…”, ka shkruar Fero në rrjetet sociale.
“Marijuana” është projekti më i fundit muzikor i reperit nga Gjilani që tri ditë pas publikimit numëron afro gjysmë milion shikime në YouTube. /Telegrafi/