Reperi nga Gjilani, Fero, prej disa muajsh ka qenë i tërhequr nga rrjetet sociale e po ashtu edhe nga muzika.
Ndonëse ishte duke punuar në heshtje për projekte të reja, ai ditë më parë bëri rikthimin me këngën e re të titulluar “Italy”.
Feronit Shabani (emri i vërtetë i reperit) së fundmi njoftoi se nesër po vjen me një projekt të ri në bashkëpunim me Stresin.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë në llogarinë personale, Instagram.
“Nesër”, ka qenë mbishkrimi i imazhit ku ka etiketuar edhe artistin nga Shqipëria.
Kjo u mirëprit edhe nga ndjekësit e fansat e dyshes, të cilët duket se mezi po presin për bashkëpunimin e tyre.
“Italy” në anën tjetër për vetëm pak javë ka grumbulluar mijëra klikime në YouTube. /Telegrafi/