Telegrafi

Fero në përgatitje të videoklipit të ri

Fero (Foto: Screenshot/Instagram/FeroFera)

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Fero ka njoftuar se është duke e përgatitur videon e re muzikore.

Kemi njoftuar më herët se reperi do të sjellë projekt të ri, ndërsa ai tashmë është pranë jetësimit të tij.

Edhe kësaj radhe janë producentët e njohur, ZzapnChriss, ata të cilët qëndrojnë prapa këtij projekti muzikor.

Lexo po ashtu Lajmet për FERON

Ndërsa për anën vizuale është kujdesur produksioni Filmnation dhe Endrit Rrahimi.

Feronit Shabani (emri i vërtetë i Feros) ka publikuar fragmente që sjellin imazhe nga videoklipi i ri.

Një automjet interesant dhe shumë femra shihen në njërën prej fotografive të publikuara në Instagram.

“Bona fam” është një prej këngëve më të fundit të Feros që u lansua në muajin tetor, ndërsa në muajin qershor, ai e kishte lansuar këngën “Vi vet”, po ashtu të shoqëruar me video muzikore. /Telegrafi/