Kanë kaluar vetëm tri ditë që kur Fero publikoi projektin e ri muzikor të quajtur “Njëjtë”.
Megjithatë, duket se reperi nga Gjilani nuk ka të ndalur pasi është në përgatitje të një kënge tjetër të re.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë në llogarinë e tij personale, Instagram.
Në postim, Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka ndarë edhe një ‘audio’ të projektit të radhës.
“A me e publiku këtë, edhe rri te shtëpia, rri në shtëpi me mua”, kanë qenë fjalët e 23 vjeçarit përkrah videos.
Komentet e fansave ishin të menjëhershme, të cilët siç shihet mezi po presin për këtë këngë.
Fero nga ana tjetër së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë dhe lajmi u njoftua pak ditë më parë.
Ai dhe modelja Arbenita Ismaili u martuan po ashtu gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/