Telegrafi

Fero lanson videoklipin e shumëpritur “Baba per Ikona”

Hip hop ylli, Fero, ka publikuar projektin e ri të tij.

Reperi ka paralajmëruar shumë projektin e ri, madje ditën e lansimit nuk hezitoi ta quante, “Shën Fero”.

Për këtë videoklip Fero ka përzgjedhur si aktore personazhin e njohur, Kallashin.

Kënga është prodhim i On Records, në muzikë të Zzap n’Chriss.

Videokipi është punuar nga FilmNation.

Fero shfaqet me tekst agresiv në këtë këngë, duke thumbuar të gjithë rivalët e tij.

Për Feron ky pason projektin shumë të suksesshëm, “Alles Baba”. /Telegrafi/