Telegrafi

Fero lanson “Ride or Die”, pjesë e klipit edhe dashura e tij

Arbenita dhe Fero në klipin e këngës "Rido or Die" (Foto: Screenshot/YouTube/ ZzapnChriss Onrecords)

“Ride or Die” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar Fero dhe e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Si zakonisht, vet reperi e ka shkruar tekstin e këtij projekti që është realizim i producentëve të njohur, ZzapnChriss.

Është një këngë me ritme verore dhe e sjell reperin në version romantik, ndryshe nga e kaluara.

Produksioni Filmnation e ka xhiruar videoklipin e këngës së re, ndërsa protagonisten femër e luan e dashura e Feros, Arbenita Ismajli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

“Momo”, në bashkëpunim me producentin Zzap, ishte projekti më i fundit e Feros që po ashtu u publikua me videoklip. /Telegrafi/