Telegrafi

Fero lanson klipin e ri “Vi vet”

Fero (Foto: YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

“Vi vet” titullohet kënga më e re e Feros që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producentët e njohur ZzapnChriss qëndrojnë prapa këtij projekti, të cilit ia kanë realizuar muzikën.

Si gjithmonë, për tekstin është kujdesur vet reperi Feronit Shabani.

Ndërkaq, ana vizuale i është besuar produksionit Filmnation.

Gjatë këtij viti, Fero ka sjellë disa këngë, të cilat janë pëlqyer nga fansat e tij.

Në muajin shkurt e publikoi hitin “Gang Gang” që numëron mbi 13.5 milionë shikime në YouTube.

Më pas lansoi bashkëpunimin me Rinën, “S’ka konkurrencë”, në muajin prill që po ashtu u shndërrua në hit.

Ndërsa në maj solli një tjetër bashkëpunim. Kënga me Sparksin u titullua “Mamacita”. /Telegrafi/