Telegrafi

Fero lanson klipin e këngës “Fol edhe 1 her”

Fero (Foto: Screenshot/YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

“Fol edhe 1 her” është titulli i këngës më të re, të cilën Fero e ka lansuar me videoklip.

Siç ndodh rëndom, producentët ZzapnChriss qëndrojnë prapa kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fero

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Filmnation që e ka xhiruar videon muzikore.

Fero vjen me një dukje më ndryshe në klipin e ri dhe në ditët në vijim do të mësojmë se si do të pritet projekti i ri.

Në ndërkohë, pritet që së shpejti reperi të vijë me një bashkëpunim me producentin Zzap, i cili ka vendosur të vazhdojë me projektet muzikore, ku prezantohet edhe si këngëtar./Telegrafi/