Telegrafi

Fero lanson klipin e këngës “Bona fam”

Fero (Foto: YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

“Bona fam” është titulli i këngës më të re të Feros që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producentët e njohur ZzapnChriss qëndrojnë edhe prapa kësaj kënge, të cilës ia kanë bërë muzikën.

Për tekstin, si gjithmonë, është kujdesur vet reperi, i cili numëron shumë hite pas vetes.

Lexo po ashtu Lajmet për FERON

Për xhirimin e videos muzikore është angazhuar produksioni Sinnphonie.

“Vi vet” është një prej projekteve më të fundit muzikore të reperit nga Gjilani.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua në muajin qershor dhe numëron mbi tre milionë shikime në YouTube.

Më herët, Fero solli këngë, si “Veni 1”, “Mamacita”, “S’ka konkurrencë”, “Gang Gang” dhe të tjera, që janë pëlqyer nga fansat e tij. /Telegrafi/