Ashtu siç kishte paralajmëruar, reperi Fero ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Krenaria” mban titullin kënga e radhës e artistit shqiptar, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë e po ashtu edhe me titra.
“E mbaj mend çka kam heq veç me inçizu një demo, që veç 15 euro ka kushtua po as ato nuk i kam pas” – është veç një frazë e shkurtër e tekstit pasi flet për fillimet e vështira të karrierës – si një reper që filloi në moshë të re.
Tekstin e ka shkruar vet, kurse për producimin është përkujdesur M.O.B.
Kënga tashmë gjendet e disponueshme në platformën YouTube dhe reagimet e fansave ishin të shumta dhe mjaft pozitive.
Fero ndërkohë ka nisur karrierën si pjesë e labelit “On Records” nën menaxhimin e Mehmet Elshanit.
Si artist solo, tani është duke realizuar edhe albumin e ri të quajtur “Goat” që do lansohet së shpejti i plotë në treg. /Telegrafi/